Art dhe erotikë në Shqipërinë komuniste

Art dhe erotikë në Shqipërinë komuniste

Tomasz Kamusella 26 May 2019 13:10

Dogma staliniste ia kërkonte artit soc-realist që të krijonte reflektim të avancuar (gjë që është joreale) të realitetit të “punës dhe përparimit të popullit”. 

Rrëfimet e veprave në ekspozitën e organizuar më 2015 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë demonstrojnë se arti soc-realist ishte edhe goxha puritan – por nganjëherë arti “antikomunist”, seksual ia dilte ta thyente censurën, shkruan sot Koha Ditore.

Në fund të nëntorit 2015, e vizitova Shqipërinë dhe Kosovën në kuadër të një serie ligjëratash mbi nacionalizmin etnolinguistik. Gjatë atyre pak momenteve të lira të këtij programi intensiv, më rastisi të vizitoja Galerinë e Arteve në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë. 

Pikturat dhe skulpturat e ekspozuara aty ishin vetëm të shekullit njëzet, shumica prej të cilave nga koha e komunizmit. Realizmi socialist ishte art për hatër të politikës, si kundërvënie ndaj artit borgjez (kapitalist). Kjo ishte dogma e stalinizmit në fushën e arteve të bukura. Sistemit i erdhi fundi kah viti 1956 anembanë bllokut komunist, por jo edhe në Shqipëri, ku stalinizmi, me elemente maoizmi, mbisundoi deri në rënien e komunizmit në këtë vend më 1992. 

Urdhri për shkatërrimin e skulpturës nudo

Arti socialist (komunist) për artin nënkuptonte krijimin e një realiteti të avancuar – por joreal – që reflektonte “punën dhe përparimin e popullit”. Dhe ishte goxha puritan në këtë aspekt. Asnjë fjalë a imazh erotik (e lëre më seksi) nuk mund të lejohej në sferën publike.

Janaq Paço (1914-1991) specializoi në skulpturat klasike nudiste, ku lejohej vizioni i trupit të hijshëm me muskuj të punëtorit socialist ose të fshatarit të vyeshëm. Studentët e artit soc-realist do të mësonin shembujt më të mirë të artit klasik greko-romak...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme