Kulturë

Muzikanti i terapisë me tinguj

René van Munster sikurse të gjithë muzikantët e tjerë profesionistë i përjeton emocionet e sallave të mëdha. 

Vendet ku qindra njerëz janë të ulur me sy drejt skenës, ku pas çdo vepre që luhet shpërthejnë duartrokitjet, për të nuk janë hapësirat e vetme ku interpreton në violonçel, shkruan sot Koha Ditore.

Ka të atillë që nuk mund të shkojnë në koncerte të muzikës shkaku i problemeve shëndetësore. E realisht kanë nevojë për terapi artistike më shumë sesa të tjerët. Munster, i lindur më 1989, është vënë në kërkim të tyre. Bashkë me kolegët muzikantë futet nëpër dhomat e pacientëve për të luajtur vepra të ndryshme. 

Për tre vjet e gjysmë që ka nisur ta praktikojë këtë mënyrë të interpretimit në hapësira spitalore, Munster çdo ditë e më shumë është më entuziast. “Muzika si terapi artistike ka treguar që është edhe njëfarë terapie mjekësore”, thotë Munster. 

Programi në bashkëbisedim me pacientin

Gjithçka kishte nisur në saje të hulumtimeve që kishte bërë e ëma e tij. Muzikanti rrëfen se ajo merret me hulumtime se si muzika ndikon te njerëzit dhe çfarë kontributi mund të japin muzikantët për shoqërinë, pos koncerteve që mbajnë. 

Kështu, para tre vjetësh e gjysmë ka zënë fill projekti “Meaningful Music in Health Care” (MiMiC). Për disa ditë, një grup i përbërë prej tre muzikantësh ia kishin mësyrë Qendrës Universitare Spitalore në Groningen të Holandës. 

Për herë të parë do të nisnin të interpretonin në Departamentin Kirurgjik. Munster – i cili si anëtar i orkestrës “Oerknal”, që ishte pjesë e festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”, edicioni i 14-të i të cilit u mbajt prej 26 deri më 31 mars – thotë se arritën që ta bindin stafin mjekësor që të luanin për pacientët...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)