Kulturë

“Shqiptarët e fituan Betejën e Kosovës”

Descriptive Text

Lajmin “kobzi” për Dobrica Qosiqin, se Kosova do të bëhet shtet i pavarur, atij ia kishte kumtuar zëvendësministri i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviq.

“Ai ka dëgjuar në Bruksel se në kabinetin e presidentit të ShBA-së është sjellë vendimi që Kosovës t’i jepet pavarësia!” Mirëpo, në këtë lajm ishte Çoviq ai që ia bën të ditur Qosiqit, se si duhet të reagojnë serbët në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

“Çoviqi ma shprehu qëllimin e tij që t’i nxisë serbët e dëbuar që të nisen drejt Kosovës, dhe në mënyrë të qetë pa hedhur gurë, të kërkojnë zëshëm nga UNMIK-u që të kthehen në vatrat e tyre. Qëllimi i tij është që në këtë aksion të bashkëpunojë me Bogoljub Kariqin, dhe në këto demonstrata paqësore të marrin pjesë Koshtunica dhe Tadiqi, bashkë me personalitete autoritative.

Me një fjalë, para vendimit amerikan për pavarësinë e Kosovës të bëhet presioni vendimtar demokratik, që duhet t’i prodhojë disa mundësi për kthimin e serbëve, me qëllim që të krijohen disa rrethana demokratike për kufizim territorial dhe në fund “që të shpëtohet ajo çka është e mundur”./Skënder Latifi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)