Puna e fotografit Idrizi u prezantua në hapësirat e Fondacionit “17”

Puna e fotografit Idrizi u prezantua në hapësirat e Fondacionit “17”

24 May 2019 21:29

“Njerëzit dhe historitë e tyre janë me rëndësi, vuajtjet dhe tërë emocionet në mes. Unë dhe fotografia ime provojmë ta bëjmë këtë gjë, të festoj spektrin e gjerë të emocioneve që i bëjnë njerëzit njerëz”. Kështu e përshkruan lidhjen me fotografinë, Jetmir Idrizi.

Kureshtja dhe dashuria për këtë lloj arti e kanë dërguar në aventura të shumta.

Nëpërmjet një ekspozite digjitale, ai shpalosi punën 15-vjeçare si fotograf në Kosovë, Shqipëri, Brazil dhe Afrikë, raporton “Express” i KTV-së.

Ekspozita digjitale në kuadër të “Project Space” është pjesë e një programi mujor që fton artistë të njohur.

Kjo ekspozitë është parë si një mundësi e mirë për të shpalosur punën shumëvjeçare të Jetmir Idrizit.

Jetmir Idrizi është fotograf me bagazh shumëvjeçar dhe njihet për prezantimin e imazheve bardh e zi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme