Kulturë

Më 31 maj në Prishtinë hapet ekspozita për Ismail Qemalin

Descriptive Text

Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor do të hapin në Prishtinë ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qmalit.

Ekspozita është realizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar.

Ismail Qemali ka lindur në Vlorë, më 24 janar të vitit 1844, në qytetin, ku 68 vjet më vonë do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar dhe ngritja e flamurit më 28 Nëntor u zhvilluan në shtëpinë ku ka lindur Ismail Qemali.

Ekspozita do të hapet me 31 maj në ora 18:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës.