“The Guardian” shkruan për novelën e kosovarit Pajtim Statovci

“The Guardian” shkruan për novelën e kosovarit Pajtim Statovci

22 May 2019 14:34

​Pajtim Statovci ka lindur në Kosovë në vitin 1990, ndërsa familja e tij kishte emigruar në Finlandë në kohën kur kishte nisur gjenocidi në Bosnje dhe më vonë edhe në Kosovë.

Kështu nis shkrimi i Kapka Kassabova në prestigjiozen “The Guardian” për novelën e tij të fundit që në finlandisht titullohet “Tiranan sydän” ose në shqip “Zemra e Tiranës” ose i përkthyer në anglisht si “Crossing”.

Njëjtë si kjo, ashtu edhe novela e tij e parë “My Cat Yugoslavia”, janë vlerësuar lartë edhe me çmime në Finlandë.

Novela e tij “Crossing” ka në qendër Shqipërinë dhe dy personazhet Bujarin e Agimin, të cilët janë rritur në fund të viteve të diktaturës së egër të Enver Hoxhës.

“Ndërsa Shqipëria post-komuniste rrëshqet në kolaps social, me fëmijët që shiten si skllavër për t'iu marrë organet dhe për prostitucion, dy djem mendojnë se ‘jetuan në burgun më të madh të Evropës’. I vetmi ngushëllim është të pinë duhan pa pushim, ose të rrezikojnë jetën e tyre duke emigruar ilegalisht në Greqi apo Itali”, shkruan Kassabova.

Ëndrra e dy personazheve është Evropa dhe pasi shitën cigare për një vit ata arritën të blenë një varkë dhe nisën udhëtimin e tyre në Adriatik.

“Bujari” detyrohet të nisë çdo herë nga zero jetën e tij sa herë ndryshon vend dhe Kassabova shkruan se kjo është historia e çdo refugjati që kanë lënë vendet e tyre për një jetë më të mirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme