Kulturë

Xhubleta, pasuri e identiteti tonë kulturor, e harruar...

Descriptive Text

Xhubleta – ekspozitë me simbole kulti e mitologjike të kulturës dhe identitetit tonë kulturor kombëtar. Nuk di a do kujtohet kush nga shtetarët tanë që të hartohet dhe plotësohet ndonjëherë dosja, që t'i propozohet UNSCO-s për t'u përfshirë në klasifikimin Pasuri e Njerëzimit.

Në foto është një prapanik i xhubletës së ngushtë, të trashëguar dhe punuar në breza nga gratë e brigjeve të Drinit, zona e Pukës dhe Lekbibajve.

Prapanik quhet nga pozicioni ku mbahej në këtë veshje, në anën e pasme të trupit, në të kundërt të paranikut. Prapaniku i varur me një tojë shumëngjyrëshe varej poshtë kërdhokullës, edhe kjo pjesë e veshjes së xhubletës së ngushtë. Quhet xhubleta e ngushtë sepse dallon edhe në elementet përbërës me xhubletën e Malësisë së Madhe dhe ka disa elemente përbërës që ndryshojnë nga ajo, dhe ka edhe elemente shtesë, që xhubleta e M. Madhe nuk i ka. Elementet përbërës të kësaj tipologjie janë tregues edhe të dallueshëm nga forma, por edhe nga pasuria e simbolikës tregues të vjetërsisë së saj.

Studiuesit e huaj dhe shqiptarë janë të mendimit se kjo, xhubleta është veshje me origjinë rreth 4000 vjeçare, e trashëguar në zhvillim e sipër vetëm nga shqiptarët. Xhubleta në të gjitha elementet përbërës ruan dhe na shpalos elemente ornamentale kulti dhe me përmbajtje mitike nga trashëgimia jonë shpirtërore, të paraqitura grafikisht, me ngjyrime dhe elemente artistike të përsosura.

Xhubleta e ngushtë e kësaj zone është në zhdukje, ruhen ekzemplare të rrallë dhe të pakët (foto nga Jaho Brahaj)

1. Prapanik i Xhubletes se ngushte

2.Prapanik i xhubletës së ngushtë (fragment)

3.Prapanik i xhubletës së ngushtë (fragment)

4. Prapanik, ruhet në një koleksion privat.

{gallery}