“Meeting Gorbachev” - një bashkëbisedim me liderin e fundit sovjetik

“Meeting Gorbachev” - një bashkëbisedim me liderin e fundit sovjetik

19 May 2019 18:31

Gjeopolitika kurrë nuk ka qëndruar shumë lart në listën e shqetësimeve të Weber Herzogut, së paku jo në dokumentarët e tij. 

Edhe kur u hedh një shikim ngjarjeve aktuale (“Lessons of Darkness”, “Into the Abyss”), fryma priret të jetë filozofike – interesimi i tij përqendrohet më shumë në kërkimet don-kishoteske dhe në parëndësinë e të njerëzishmes në pafundësinë e natyrës, shkruan sot Koha Ditore.

Krejt kjo e bën atë disi çuditërisht të përshtatshëm për intervistimin e Mikhail S. Gorbachevit, i cili si lider i Bashkimit Sovjetik ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë. 

Pastaj sërish, nëse morali i “Meeting Gorbachev”, film nën regji të Herzogut dhe Andre Singerit, është se politikanët bashkëkohorë i kanë anashkaluar mësimet e liderllëkut të Gorbachevit, atëherë mbase iniciativa për paqe e ish-liderit sovjetik e bën atë të drejtë, në pasqyrimin e Herzogut të largpamësisë jo fort të vlerësuar. Herzogu i sugjeron Gorbachevit se humori ndërkombëtar po i rikthehet asaj të kohës së Luftës së Ftohtë. 

Ai i përgjigjet: “Desha vetëm të them se Lufta e Ftohtë nuk mund të jetë formë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Njerëzit që nuk e kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe çarmatimit, duhet të heqin dorë prej politikës”. 

(Pas premierës së filmit vitin e shkuar, ai e kritikoi paralajmërimin e presidentit Trump për tërheqje nga Traktati i Forcave Bërthamore të Rrezeve të Mesme). 

Rrëfimi i dokumentarit përbëhet prej tri intervistave që Herzogu pati me Gorbachevin gjatë një periudhe kohore prej gjysmë viti. 

Herzogu nis duke i përmendur tensionet kulturore mes tyre, bazuar në marrëdhëniet përplasëse të vendeve të tyre respektive gjatë Luftës së Dytë Botërore...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme