Muzeu është një oazë në vete

Muzeu është një oazë në vete

19 May 2019 07:30

Etnologjia është fusha ime që më ka dhënë njohuri të përgjithshme për kultura të ndryshme të botës, jo për t’i gjykuar ato, por për t’i kuptuar ato. Etnologjia është profesioni im që e kam gjetur veten rastësisht, por tani nuk e ndërroj me asnjë profesion tjetër.

E kam ushqim shpirtëror dhe nuk dua t’i shkëputem në asnjë sekondë. Fusha e etnologjisë më ka nxitur që të dal në terren, të mësoj shumë gjëra nga banorët me rrëfimet e ndryshme të tyre, që ndoshta një ditë do të vijë koha që terreni të mos jetë vetëm lokal, ose rajonal, por të jetë ekspeditë kërkimore edhe për popujt e tjerë në Afrikë, Azi, Australi etj., që ne këto kultura i njohim më tepër në mënyrë imagjinare sesa në bazë të realitetit që duhet t’i njohim.

Mënyra imagjinare në raste të shumta mund të japë njohuri të gabuara dhe paragjykuese për popujt për të cilët ne nuk duhet të jemi pre e këtyre koncepteve, të cilat mund të jenë edhe koncepte ideologjike.

Muzeu Etnologjik është vendi ku kam punuar mbi 10 vjet, ka qenë shtëpia ime e dytë. Pasi mbarova studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, u punësova këtu në moshën 22-vjeçare. Kam pasur fatin që në këtë vend të njoftoj shumë njerëz me profesione nga më të ndryshmet, nga mbarë bota, dhe të vë kontakte e miqësi të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Kam pritur e përcjellë shumë mysafirë, filluar nga fëmijët e kopshteve deri te kryetarët e shteteve, e që më bën sot të jem shumë krenar për këtë punë. Muzeu Etnologjik dallon nga objektet e tjera kulturore, ndoshta kjo e bën edhe të veçantë me ambientin të cilin e ka, me shtëpitë e bukura tradicionale ndër më të vjetrat në Kosovë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

---
 

Valon Shkodra është hulumtues i pavarur shkencor në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik, Dega e Etnologjisë në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i ndoqi në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe studimeve të Artit në Tiranë. Po ashtu, ka ndjekur studimet në Universitetin Turku në Finlandë. Studimet për doktoraturë i ndjek në Universitetin e Lubjanës në Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore. Për dhjetë vjet ka punuar në Muzeun Etnologjik në Prishtinë, tani është hulumtues i pavarur shkencor në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme