Në Shqipëri zhduket vula 400 vjeçare nga Arkivi i Shtetit

Në Shqipëri zhduket vula 400 vjeçare nga Arkivi i Shtetit

18 May 2019 22:32

Një vulë me vlera të rralla historike mbi 400 vjeçare ka humbur në rrethana të panjohura nga zyrat e Arkivës së Shtetit në kryeqytetin shqiptar.

Ngjarja është regjistruar më 10 maj dhe është referuar në polici dhe prokurori. Ngjarja u denoncua në polici nga vet Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido.

Nga autoritetet dyshohet se kemi të bëjmë me një vjedhje të organizuar pasi dhe kamerat e sigurisë janë fikur një ditë para. Mungesa e vulës është konstatuar në godinën B të Arkivës, ku bëhet dhe skanimi i formateve të mëdha, raporton OraNews.

Vula që tashmë nuk gjendet ka një rëndësi të veçantë historike pasi i përket një fermani të Manastirit të Kamenës, që ndodhet mes Delvinës dhe fshatit Kakodhiq.

Lidhur me ngjarjen, me anë të një postimi në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thotë se kanë konstatuar gjatë punës mungesën e fragmentit përbërës të një dokumenti dhe ngjara është referuar në prokurori.

Policia dhe prokuroria e Tiranës kanë planifikuar deri tani pyetjen e rreth 15 personave pjesë e zinxhirit ku ka lëvizur vula e humbur.

Komentet

Shqiptarii20/05/2019 13:52

Po qka met ketu pa hup se... çdo element ekzistencial te deshmise kombetare po humbet!!! A humbet delkarata e pavaresise se Shqiperise, a shkterrohen arkivat e shtetit, a çrrenjoset gjithqka shqiptare etj etj vula eshte sen i vogel... Interesant po ç'popull ishim kan!!!

Shto koment

Të ngjashme