Kulturë

Klubi teatral i programit “BRICK” do të vazhdojë edhe me shfaqje tjera

Descriptive Text

Me shumë zhurmë e entuziazëm, të rinjtë kaçanikas pushtuan skenën teatrore.

“Zhurmë” u shfaq për herë të fundit në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, duke e shënuar shfaqjen e 15-të, të Klubit Teatral të programit “BRICK”.

Shfaqja trajton një temë mjaft aktuale për të rinjtë e vendit tonë. Marrëdhëniet mësimdhënës-nxënës dhe problemet që mund të shkaktojë mungesa e komunikimit ndërmjet tyre, është tema që regjisori Lulzim Bucolli ka zgjedhur ta shtjellojë në skenë, raporton “Express” i KTV-së.

Nxënësit pjesëmarrës thonë se aktivitetet e zhvilluara në kuadër të programit “BRICK” janë aktivitetet e vetme, në të cilat kanë pasur mundësi të marrin pjesë dhe që ua kanë mundësuar t’i zbulojnë talentet e tyre.

E veçanta e shfaqjes “Zhurmë”, është inkuadrimi i të ashtuquajturve “Spek-aktorë” në të.

Interaktiviteti me publikun u mundëson të rinjve pjesëmarrës që përveç eksperiencës në aktrim, ta zhvillojnë edhe aftësinë për debatim.

Programi “BRICK”, i themeluar dhe zbatuar nga CDF-ja, në partneritet me organizatën joqeveritare “Integra” ka për qëllim fuqizimin e rinisë kosovare. Përveç Klubit të Teatrit, në kuadër të këtij programi janë zhvilluar aktivitete të shumta, në fusha të ndryshme kulturore dhe edukative.