Të hënën “Mosmarrëveshja” e Camus premierë në TKK

Të hënën “Mosmarrëveshja” e Camus premierë në TKK

17 May 2019 11:17

Në Tetarin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, të hënën shfaqet premierë "Mosmarrëveshja" e Albert Camus. Regjinë e kësaj shfaqjeje, që do të jepet të hënën, më 20 maj, e ka bërë Fata Hyseni.

Ajo do të reprizohet edhe më 21 e 22 maj, gjithnjë në orën 21, bëjnë të ditur në Teatrin Kombëtar.

Ndërsa asistent regjia i kësaj shfaqjeje është Skender Podvorica, në të luajnë: Kumrie Hoxha, Florieta Bajraktari, Armend Ballazhi, Shpetim Selmani e Fatlume Bunjaku; skenograf është Mentor Berisha, kostumet Alma Krasniqi, dhe muzika Gëzim Hasani, transmeton Koha.net.

Përmbajtja e shkurtër e "Mosmarrëveshjes" është si në vazhdim:

Bujtina në të cilën kanë mbetur të izoluara një nënë dhe e bija e saj Marta, kthehet në një vend krimi.

Ato nisen drejt misionit të madh për mbledhjen e parave për t'u larguar nga ky izolim.

Mënyra se si ato do të sigurojnë paratë është mizore dh e çuditshme: ato pranojnë klientë, i vrasin dhe ua marrin paratë.

Zhani, djali i vetëm i shtëpisë i larguar njëzet vjet më parë, kthehet për ta sjellë pasurinë e tij në shtëpi.

Vendimi që në fillim të lajmërohet si një klient, do t'i kushtojë atij me jetë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme