Jazz për gjeneratën e re

Jazz për gjeneratën e re

Owen Thomas 12 May 2019 20:31

Në një botë shpesh të shtrembëruar të stereotipave muzikorë, fare lehtë mund të biesh në gracka. Tinejxherëve u pëlqen të dëgjojnë bendet e djemve, derisa tinejxherët dëgjojnë zëshëm këngë ritmike, të mbushura me mllef. 

Studentët nuk mund ta përmbajnë entuziazmin, teksa DJ luan tingujt më të rinj tekno në ahengjet studentore. E të moshuarit? Paj të moshuarit e dëgjojnë jazzin. E këtë e bëjnë duke lëshuar disqet e tyre, me pantofla, teksa shijojnë filxhanin e madh me çaj, shkruan sot Koha Ditore.

Por festivali më i madh i jazzit në Irlandën Veriore ia ka mësyrë luftimit të këtyre miteve muzikore, për t’i rrotulluar mbrapsht keqperceptimet. Më shumë se 200 pika muzikore janë interpretuar në plot shtatëdhjetë lokacione nëpër Londonberry, gjatë pesë ditëve të Festivalit Derry Jazz & Big Band – derisa rëndësi e veçantë i është kushtuar kultivimit të dashurisë për jazzin tek të rinjtë. 

Bendi “Heavy Beat Brass” ka qenë në qytet gjatë tërë festivalit. Në kuadër të përpjekjeve që jazzi të bëhet më i afërt me gjeneratën e re, ata e kanë vizituar kolegjin Foyle. Ky bend muzikor nga Birminghami e ka nisur festivalin me një masterklasë për jazzin alla-New Orleans nëpër shkollat e qytetit...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme