Një yll ngrihet prej flakëve të dhunës

Një yll ngrihet prej flakëve të dhunës

Peter Bradshaw 12 May 2019 17:31

Një yll zie lind filmin intrigues “Vox Lux” me një qasje të re të pazhvilluar të Brady Corbetit. Nis me një premisë mahnitëse dhe neveritëse, por jo dashakeqe, por asi e përsëdytshme. 

Mbase nuk vjen sikur se debutimi i famshëm i tij me “The Childrhood of a Leader” (2016), dhe derisa ylli i popit në zemër të filmit, Natalie Portman ndjek frymën e njohur të rutinës së “In Bed With Madonna”, që nuk është se sjell diçka të pazakonshme, shkruan sot Koha Ditore.

Si aktor, Corbet kishte punuar me Lars von Trierin, Michael Haneken dhe Olivier Assayasin. Si regjisor, bëri punë të madhe duke përfituar prej elegancës së tyre të theksuar dhe provokimit formal në “Childhood”, duke punuar me partneren dhe bashkëskenaristen Mona Fastvold: një studim i guximshëm dhe i jashtëzakonshëm i fashizmit në thelb të tij. 

“Vox Lux” është një film që të kujton elemente të dukshme të filmit të mëparshëm: ka të njëjtën frymë të fatit pacaktuar, me një frymë të ngjashme mahnitëse orkestrale të Scott Walkerit, dhe me maninë e përdorimit të të njëjtit aktor për të dytën herë me radhë. Po puna e fundit? Raffey Cassidy është Celeste, një vajzë tinejxhere nga qyteza e New Brightonit në Ishullin Staten në New York, e cila një ditë të zakonshme shkolle kurthohet në aktin e tmerrshëm të dhunës. 

Dhuna pothuajse ia merr jetën dhe derisa zhvillohen ngjarjet, sjell një moment shokues qysh në fillim të filmit. Në përpjekje për të kaluar traumën e saj, Celeste e talentuar në muzikë performon një këngë të thjeshtë dhe mahnitëse në një ceremoni përkujtimi me motrën e saj më të madhe Eleanor (Stacy Martin), dhe menjëherë bie në sy si një sensacion kombëtar...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme