Politizimi i librave për fëmijë

Politizimi i librave për fëmijë

Lucia Graves 12 May 2019 14:31

Disa vite më parë, e bija dhjetëvjeçare i doli përpara Susan Darrajit me një pyetje: “Si është e mundur që asnjëri prej këtyre librave nuk kanë vajza arabe apo palestineze?” 

Përgjigjja – se karakteret kryesore të librave për fëmijë janë përherë të bardhë – nuk i përkonte fort Darrajit, kështu që vendosi ta ndryshonte. Apo të paktën të bëhet pjesë e ndryshimit. Tani Darraj është duke punuar në debutimin e saj me një seri rrëfimesh për fëmijë, “Farah Rocks”, shkruan sot Koha Ditore.

Ato tregojnë rrëfimin e Farah Hajjarit trime dhe inteligjente. Fjala është për një vajzë që rastis të jetë palestinezoamerikane. “Njerëzit duan që të botohen libra për vajzat arabe që kalojnë nëpër fazën e vënies së hixhabit, e të këtilla gjëra”, ka thënë Darraj. “Dua thjesht të tregoj se karakteret e mia kanë përditshmëri krejtësisht normale”. 

Çështjet e përfaqësimit që kanë ngritur në këmbë Hollywoodin, televizionin dhe skenën politike gjatë viteve të fundit nuk kanë prekur fort botën e letërsisë për fëmijë. 

Sivjet, disa libra për të rinj janë tërhequr sherri i shqetësimeve rreth përfaqësimit, pas përplasjeve të profilit të lartë. Sherri plasi pasi dy libra me vizatime (përfshirë njërin që ishte mes top 10-shes së librave të ilustruar të ‘New York Times’-it më 2015) u kritikuan mbi bazat “e pandjeshmërisë racore” si pasojë e një ilustrimi të robërve të buzëqeshur dhe të bindur...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme