Aleksandër Moisiu – figura luksoze e skenës

Aleksandër Moisiu – figura luksoze e skenës

Bashkim Shala 12 May 2019 12:32

“Aleksandër Moisiu, njeriu dhe artisti”, titulli i thjeshtë i ekspozitës që si në mozaik sjell portretin e tij, vjen me një emërues të përbashkët – gjenialitetin. Ai shpërfaqet nëpërmjet imazheve të gjësendeve – në mesin e tyre edhe artefakte të papara deri më tani në publik – teksa shpalos rrugëtimin ndër vite të këtij aktori. 

Për dy javë, e hapur më 25 prill me rastin e 140-vjetorit të lindjes së aktorit të madh me origjinë shqiptare, publiku ka pasur mundësinë që në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministrinë e Shqipërinë në Tiranë – ta rinjohë atë. Studiuesit Pjetër Logoreci i janë dashur shtatë vite punë kërkimore që t’i bëjë bashkë materialet e ekspozitës së kuruar prej tij, e cila është mbyllur të mërkurën, por që lë prapa shumë pyetje e që ka dhënë edhe jo pak përgjigje për biografinë e njërin prej emrave më të mëdhenj të artit, shkruan sot Koha Ditore.

Veçmas për origjinën e tij. Aty janë bërë tok dokumente të panjohura më parë mbledhura në arkivat austriake, foto me imazhe të objekteve personale si stampa e dorës, flokët origjinalë, maska e vdekjes, spaletat e ushtarakut, kurora e aktorit më të mirë të Evropës, si dhe disa foto nga ceremonia mortore e Aleksandër Moisiut në Vjenë. 

44 fotot e ekspozuara u treguan vizitorëve disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së Moisiut – fëmijërinë, familjen, dokumentet e rëndësishëm të jetës së aktorit, si dhe pamje nga rolet e tij në film e teatër. 

Shumë nga këto objekte së bashku me dokumente shkresorë apo korrespondencën e tij personale, janë dhuruar në vitin 1958 nga bashkëshortja e tij Johanna Terwin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme