Kulturë

Avokati i Atdheut

Descriptive Text

Librat e këtij lloji çfarë është “Mbrojtësi” i Valbona Mehmetit, gazetares së shquar kosovare, i botuar nga Botimet KOHA, në Prishtinë pak javë më parë, e që klasifikohen si libra biografikë, njëlloj sikurse edhe filmat e këtij zhanri, gjithmonë përballen me një sprovë të posaçme.

Rëndom dihen kapitujt kyç të jetës së një personaliteti, të cilit i kushtohet libri apo edhe filmi, sikurse edhe fundi i tij. Në rekapitulimin e jetëshkrimit të një njeriu që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e një vendi, çfarë gjithsesi është Bajram Kelmendi, duhet zbardhë të gjitha momentet e rëndësishme të kësaj biografie, të cilat në tërësinë e tyre kanë krijuar një figurë të veçantë, për të cilën zaten meritohet të bëhet një libër, apo të xhirohet një film, shkruan sot “Koha Ditore.

Secili që lexon librin e shkëlqyeshëm “Mbrojtësi” të Valbona Mehmetit, dhe që mishërohet me të gjithë rrjedhën e tij, që nga çasti kur Bajrami u lind, e deri te momenti i ekzekutimit të tij, me gjasë mbërrin tek i njëjti konkludim: Bajram Kelmendi, me gjithë atë jetë të jetuar që thuaja në tërësinë e saj i dedikohej kombit dhe atdheut, nuk ka mundur të ketë fat tjetër, pos që edhe të vdesë për komb dhe për atdhe.

Bajram Kelmendi është nip i atyre që ishin vrarë dhe prerë për shqiptarë dhe për këtë vend.

Sokol Kelmendi, nipi dhe trashëgimtari i Bajram Kelmendit, është nip i atyre që janë vrarë për shqiptarë dhe për Kosovë. / Blerim Shala

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)