Kulturë

Komuna e shoqëria civile përplasen rreth lokacionit për shtatoren e Skënderbeut në Prizren

Descriptive Text

Një nga opsionet për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin historik të Prizrenit, ka filluar të nxisë reagime.

Komuna e Prizrenit ka ngritur një komision, ndërsa këta të fundi, kanë rekomanduar që shtatorja e Skënderbeut të përurohet më 28 nëntor te hapësira e rrethit të transitit Prizren-Gjakovë, transmeton emisioni Express në KTV.

Ky veprim i komisionit të ekzekutivit prizrenas, nuk u ka pëlqyer pjesëtarëve të shoqërisë civile, të cilët janë rreshtuar në idenë që Skënderbeu të ngrihet në “Shatërvan”.