Kulturë

Filluan xhirimet e filmit “Anija” ku luan Nik Xhelilaj

Filmi i metrazhit të shkurtër “Anija” me skenar dhe regji të Benart Laze, ka filluar xhirimet.

Për këtë gjë ka njoftuar Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila ka shpërndarë disa fotografi gjatë xhirimeve, të cilat me sa duket po zhvillohen diku në bregdetin shqiptar.

Në këtë film marrin pjesë aktorët e mirënjohur Bruno Shllaku dhe Nik Xhelilaj, përcjell KultPlus.

Filmi vjen i përgatitur nga shtëpia kinematografike “Filter Film”, ndërsa është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.