Kulturë

“Çernobil” miniseriali që po denoncon mohimin e shkencës

Stacioni televiziv amerikan, HBO sjell në jetë orët tragjike të katastrofës bërthamore të Çernobilit të vitit 1986, në formën e një miniseriali, një temë kjo më shumë se kurrë pjesë e aktualitetit, i përkeqësuar tashmë nga mohimi i shkencës dhe i propagandave.

Ka tashmë disa filma artistikë, dokumentarë dhe fictions për aksidentin më të keq bërthamor civil të njerëzimit, por kurrë nuk ishte realizuar në formën e zhanrit të momentit.

HBO, i cili transmeton episodin e parë të “Çernobilit” të hënën, ka vënë në dispozicion fonde të konsiderueshme për të rikrijuar orët e prillit 1986, në sasi më të mëdha sesa ato të të gjitha filmave të prodhuara deri tani.

Producentët e filmit shkatërruan një ndërtesë gjigante në Lituani për të rikrijuar rrënojat e reaktorit numër 4, i cili shpërtheu në mes të natës gjatë një prove sigurie.

Ekipi ishte gjithashtu në gjendje të xhironte në fabrikën lituaneze ”Ignalina”, e mbyllur më 2009 dhe e pajisur me të njëjtat reaktorë RBMK si ata të Çernobilit.

“Kjo histori kërkon njëfarë forme respekti”, tha Craig Mazin, gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar për Festivalin e Filmit në Tribeca.

”Dhe gjithë vëmendja ndaj detajeve ishte duke e pasur parasysh këtë gjë, sepse bëhet fjalë të tregosh historinë e një kulture tjetër”, shton ai.

Makina, veshje, syze, gjithçka,d eri tek aksesori më i vogël, për ta kthyer shikuesin 33 vite pas, nëish- Bashkimin Sovjetik që nga fillimet e Glasnostit.

Vetëm gjuha ukrainase ose ruse mungon: të gjithë aktorët e serive flasin anglisht edhe pse luajnë personazhe sovjetike.

Gënjeshtra dhe verbëri

Në vitet e fundit, seritë kanë shkuar deri më tani në origjinalitetin e “The Americans” në “My Brilliant Friend”, të kryer në dialektin napolitan për HBO, saqë pritjet kanë evoluar dhe jo të gjithë mund të gjejnë atë çfarë duan.

Por, nëse potenciali narrativ është i madh, tema është e thatë dhe periudha e errët, duke u kthyer te gjuha vendase mund të ketë qenë një pengese e madhe për të arritur publikun e gjerë.

“Ne u përpoqëm të shkonim sa më larg që mundëm”, arsyetoi regjisori Johan Renck, gjatë tryezës së rrumbullakët.

“Është e vështirë,” pranoi ai.

“Është e ndërlikuar, sepse natyrisht, gjuha është ajo që e transmeton kulturën në përmasa të konsiderueshme”, thotë Renck.

“Por, në të njëjtën kohë,” shton ai, “gjithçka që mund të bënim ishte gjetja e këtyre hapësirave të vogla ku mund të shpresojmë që ndryshimi të jetë i perceptueshëm për palën e huaj”.

Por, gjithsesi, duke anashkaluar pengesën e gjuhës, dramaturgjia shkon përtej aksidentit. Sepse nëse, në pamje të parë, bëhet fjalë për të treguar katastrofën, është më shumë një çështje për të evokuar menaxhimin e saj nga autoritetet.

Zyrtarët refuzuan të vërtetën shkencore, ashtu si edhe politikanët. Disa ishin të gatshëm që, për të ruajtur triumfalizmin sovjetik, të rrezikonin jetën e mijëra bashkatdhetarëve të tyre.

BRSS njoftoi incidentin vetëm 48 orë pas shpërthimit, ndërkohë që një re radioaktive përhapej në Evropë dhe Mihail Gorbaçovi ndërhyri publikisht vetëm më 14 maj, gati tre javë më vonë.

Për Craig Mazin, ky mohim i realitetit u referohet “lajmeve të rreme”.

“Kjo është arsyeja kryesore pse e bëmë këtë serial”, pranoi ai.

“Ekziston një luftë e vazhdueshme kundër së vërtetës”, thekson Mazin.

”Njeriu ka aftësi të jashtëzakonshme për të rregulluar gabimet e tij, por gjithashtu e mashtron veten derisa është tepër vonë, thotë ai.

Dhe “Çernobili” i tij nuk flet për rreziqet e energjisë bërthamore, por për gënjeshtrat dhe rrezikun e verbërisë.