Kulturë

Është nënshkruar marrëveshja e Manifest 14 që do të mbahet në Prishtinë

Është nënshkruar marrëveshja në mes institucioneve të Kosovës dhe bienales nomade evropiane “Manifest 14”, ku Prishtina do të jetë nikoqire e bienales së artit në Evropë më 2022.

Duke qenë nikoqire e bienales “Manifesta”, Prishtina do të jetë një kryeqendër evropiane e kulturës, ku emrat më të njohur të artit dhe arkitekturës do të realizonin projekte enkas për qytetin, kurse urbanistë të njohur si Renzo Piano, Rem Koolhaas, Winy Maas e të tjerë do të bënin projekte për zhvillimin e Prishtinës.

Prishtina është vendi i parë në Ballkan ku do të mbahet Manifesti, këtë e bën të ditur edhe vet drejtoresha e Manifestit, Hedwig Fijen, “Kosova është vendi i parë në Ballkan ku do të mbahet Manifesti. Rëndësi ka pozita gjeografike dhe gjeopolitike e Ballkanit për të ardhmen ngase gjithçka që duam është të bëjmë një transformim dhe kjo është mundësi për të parë çfarë mund të eksplorojmë dhe çfarë multikulturalizmi ka në Evropë”.

Manifesta është zhvilluar në një nga tre ngjarjet më të rëndësishme të artit në shkallë të gjerë në Evropë.

Përpos kësaj Hedwig Fijen theksoi gjithashtu se është një mundësi e mirë për të krijuar një pasqyrim tjetër në botë vendet nikoqire, si shembull mori qytetin e Paraguas. ”Paraguai ishte një qytet i transformimit, nga një qytet i mafisë dhe krimeve në një qytet të kulturës”.

Sipas Fijen që të zhvillohet Manifesta në Ballkan nuk është një gabim, por një sfidë për ne për të parë ku është Ballkani në këtë moment.

Ka qenë një garë e ngushtë mes Prishtinës, Kievit te Ukrainës dhe Vjenës se në cilin qytet do të mbahet edicioni i 14-të i Manifestit.

Shteti duhet të japë një garanci financiare për shumën prej 4.6 milionë eurosh, kurse gjysma tjetër mbulohet nga Manifesta.

Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, bëri të ditur se Manifesta është e pavarur nga partitë dhe politikanët, ajo udhëhiqet nga një brend i vet i pavarur i cili krijohet dhe ka një bord qeverisje përgjysmë nga artistët apo përfaqësuesit lokal dhe gjysmë nga përfaqësuesit e Manifestës.

Përpos kësaj Ahmeti thekson se prej themelimit deri më sot Manifesta është vizituar nga 2.5 milionë njerëz dhe Prishtina pritët të ketë pas tre viteve shumë vizitorë të sferave të ndryshme profesionale.

“Prej viteve të 90-ta që është themelua Manifesta 2.5 milionë njerëz e kanë vizituar dhe në presim që në vitin 2022 të kemi qindra mijëra vizitor dhe kjo e gjitha zgjat disa muaj. Ideja është që përmes Manifestës të rrisim apo të bëjmë një diskutim të sinqertë artistik, arkitektonik, shoqëror, social mbi të ardhmen e qytetit tonë, duke sjellë arkitekt dhe artist nga e gjithë bota për të diskutuar çështje dhe probleme të cilat mund ti kemi dhe përmes artit, zgjidhjeve dhe diskutimeve ti ndihmojmë këtyre studimeve në shoqërinë tonë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi u shpreh i gatshëm për të mbështetur dhe përkrahur këtë organizim.

“Jam sot këtu edhe në cilësi të Ministrit dhe si përfaqësues i Qeverisë së Kosovës për ta dhënë fuqishëm mbështetjen për organizimin e kësaj ngjarje kulturore sepse Prishtina dhe Kosova do të jetë tashmë pjesë e një hapje tjetër kulturore”.

Drejtoresha e Kulturës, gjatë hapjes së kësaj ceremonie tha se është fakt se kjo është njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme të artit bashkëkohorë dhe janë shumë të entuziast për punën që i pret.

Sipas Rugovës, Palermo vitin e kaluar kishte 480 mijë vizitorë gjatë muajve kur është mbajtur ekspozita. Ka thënë se pritjet janë që Prishtina do të ketë rreth 200 mijë vizitorë dhe do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të hyra.

Arsyeja se pse përzgjidhet tri vite më herët është që ti japë kohë qytetit që të përgatitet dhe të përfundoj diskutimet e nevojshme.