Kulturë

Mbrojtja e Kosovës në Kongresin Amerikan në pranverën e 1990-s

Dobrica Qosiqi ishte udhëheqës i delegacionit serb në pranverën e vitit 1990, kur pala kosovare dhe ajo serbe dëshmuan në Kongresin Amerikan. Kryeideologu serb, dëshminë para Kongresit në mënyrë ironike e quan “dëgjim“ për gjendjen në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

“Me profesorin Rade Stojanoviq dhe avokatin Slobodan Vuçkoviq udhëtova për në Washington, ku në Kongres u organizua ‘dëgjimi’ për gjendjen në Kosovë. Veç ne të treve, palën serbe e përfaqësonin edhe ipeshkvi i Prizrenit, Pavli dhe profesori Atanasije Jevtiq. Delegacionin shqiptar e sollën Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja. ‘Dëgjimi’ u mbajt para Komisionit të Kongresit të përbërë nga disa kongresmenë dhe senatorë…Mendoj se në mbrojtjen e të drejtave tona, ne serbët kemi qenë më bindës sesa shqiptarët! Mirëpo ata e kanë përkrahjen e Amerikës së fuqishme, ndërsa ne vetëm të vërtetën e pafuqishme!“, përfundon ai, duke i hapur rrugë fatalizmit serb në raport me Kosovën.

Megjithatë, për herë të parë Qosiqi e ka përmendur edhe luftën që do të jetë e pashmangshme midis shqiptarëve dhe serbëve. Kjo ka ndodhur menjëherë pas shpalljes së Kushtetutës së Kosovës më 10 shtator të vitit 1990. Skënder Latifi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)