Kulturë

Orkestra e të Rinjve të Kosovës merr çmimin e dytë në Belgjikë

Orkestra e të Rinjve të Kosovës ka marrë çmimin e dytë në festivalin “European Music Festival for Young People”, i cili për çdo vit mbahet në Neerpelt të Belgjikës.

Orkestra u paraqit me formacion prej 37 vetash, të cilët u ngjitën dy herë në skenë për të interpretuar vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të shtunën e kaluar patën paraqitje në kuadër të programit garues, ndërsa një ditë më pas u bënë pjesë e garës.

Interpretuan veprën “Barbiere di Seviglia” të Giocchino Rossinit, “Pavane” të Gabriel Faures dhe “Malësorja” të Lorenc Antonin, në aranzhman të dirigjentit Kushtrim Gashi, si dhe veprën “Koncert për violinë dhe orkestër” të Pjetër Gacit.

Në këtë formë, kjo orkestër, përveçse dëshmoi talentin e të rinjve kosovarë, prezantoi edhe një pjesë të mozaikut të muzikës shqiptare në mesin e orkestrave e ansambleve nga vende të ndryshme të botës, si dhe para jurisë së festivalit.

Gashi, i cili jeton në Gjermani, është drejtues i kësaj orkestre bashkë me kompozitorin e dirigjentin Hajrullah Syla.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit na i ka ndarë 2 mijë e 500 euro, dhe atë dy ditë para se të nisemi ka dalë lista e projekteve të përkrahura... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.