Kulturë

Të famshëm në paqe, dembelë në luftë

Descriptive Text

Toronto, 13 mars, 1922 (Toronto Star Weekly) – Shumëkush drejton gishtin kah kanadezët, të cilët shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të punuar nëpër fabrika municionesh dhe që tani kërkojnë pesëmbëdhjetë përqindëshin e pagave të tyre amerikane, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë luftës së fundit me Gjermaninë, një numër torontianësh të moshës për ushtri shprehën dëshirën të ndihmonin në luftë duke emigruar në Shtetet e Bashkuara për të kontribuuar me krejt ekspertizën e tyre në fabrika municioni. Me mbledhjen e tubave të parave nëpërmjet punës së tyre patriotike, ata tani kërkojnë të kthehen në Kanada dhe të marrin pesëmbëdhjetë për qind të parave nga ShBA-ja.

Me qëllim që të ndihmojmë këta njerëz sypatrembur, të cilët ndihmuan luftëtarët, kemi përgatitur një përmbledhje se “Si të bëhesh i famshëm edhe si dembel”.

Natyrisht se ishte më e udhës që një punëtor municioni të kthehej në një qytet tjetër se në atë prej të cilit ishte larguar. Qytetarët e qytetit të lindjes mund t’ia kenë keqkuptuar motivet dhe rreziqet me të cilat ishte përballur gjatë punës për prodhimin e municioneve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)