Piramida e Tiranës kthehet në qendër inovacionesh dhe inteligjencës artificiale

Piramida e Tiranës kthehet në qendër inovacionesh dhe inteligjencës artificiale

25 April 2019 11:02

Nga një relike e së shkuarës që mbart shumë nostalgji, Piramida e Tiranës do t'i kthehet kryeqytetit si një tjetër xhevahir i çmuar dhe qendra më e madhe inovacionit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Në prani të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kreut të AADF-së, Michael Granoff është prezantuar sot në ambientet e Kryeministrisë projekti final i rijetësimit të një prej godinave ikonë të Tiranës, të realizuar nga arkitekti me famë botërore, Viny Mass, i cili e shndërron atë në qendrën më të madhe ICT në rajon dhe aftësimin e të rinjve me njohuritë e shekullit të 21-të në kodin dhe teknologjinë e informacionit.

Në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se nisja e këtij projekti është fillimi i realizimit të një ëndrre për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Ndërkohë, sa i përket kalendarit të punimeve, Veliaj bëri të ditur se në dy muajt e ardhshëm do të finalizojmë detajet dhe skicat finale dhe për të vazhduar më pas me pastrimin dhe heqjen e të gjithë objekteve të tepërta dhe për të filluar punën/Dita.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme