“#FORHER” pret solidarizimin me viktimat e dhunës seksuale të luftës

“#FORHER” pret solidarizimin me viktimat e dhunës seksuale të luftës

Fisnik Minci 25 April 2019 11:01

Prizren, 25 prill – Njëra prej shkronjave që është pjesë e instalacionit të titulluar “#FORHER” të mërkurën është vendosur në sheshin e Lidhjes në Prizren. H-ja e instalacionit është pjesa ku vizitorët mund të vendosin nga një vath për solidarizim me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ky instalacion është bërë për të shënuar 20-vjetorin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Andaj dhuro një vath në shenjë solidarizimi me të mbijetuarat e dhunës”, shkruan në gjuhën shqipe dhe angleze, në tabelën e vendosur në të.

Nehat Bojaxhiu nga organizata joqeveritare “Environment & Community Development” ka bërë të ditur se instalacioni “#FORHER” është iniciuar nga Mark Gjonaj me Batalionin e Atlantikut.

“Si pjesë kryesore e këtij projekti është aktiviteti i shpërndarjes së shtatë karaktereve ‘#FORHER’ në qytetet kryesore të Kosovës, si shenjë solidarizimi me gratë e mbijetuara, viktima të dhunës seksuale nga koha e luftës”, ka thënë Bojaxhiu

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme