“Princesha e Asturias” për Peter Brookun si novator i arteve performuese

“Princesha e Asturias” për Peter Brookun si novator i arteve performuese

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 25 April 2019 10:03

Prishtinë, 25 prill – Laureati i sivjetmë i çmimit spanjoll, “Princesha e Asturias” në kategorinë e artit është shpallur regjisori britanik Peter Brook. E mbledhur në Oviedo, juria për këtë kategori ka vlerësuar se Brook, i lindur më 1925, duhet të triumfojë këtë vit sa i përket çmimit më të rëndësishëm që ndahet në shtetin spanjoll. Si mentor i shumë gjeneratave e po ashtu si regjisori më i mirë i teatrit në shekullin XX, Brook nga juria është përshkruar si novator i formës së arteve performuese, që ka ndikuar në shijet estetike e në trajtimin e problemeve shoqërore.

“Brook ka hapur horizonte të reja për dramaturgjinë bashkëkohore, duke kontribuar vendosmërisht në shkëmbimin e njohurive midis kulturave të ndryshme, si ato të Evropës, Azisë e Afrikës”, shkruhet në arsyetimin e jurisë.

Sipas jurisë, në përbërje të José María Cano de Andrés, María de Corral López-Dóriga, Sergio Gutiérrez Sánchez, José Lladó Fernández-Urrutia, Ara Malikian, Ricardo Martí Fluxá, José María Pou Serra, Sandra Rotondo Urcola, Benedetta Tagliabue and Aarón Zapico Braña, Brook intensivisht vazhdon të dërgojë audiencat në performanca të pasura e të thjeshta nëpërmjet konceptit të tij të “hapësirës së zbrazët”. Fondacioni që ndan këtë çmim ka publikuar edhe një prononcim të vetë Brookut, i cili nga Zvicra ka thënë se ndihet i prekur thellë me faktin se është laureat i çmimit “Princesha e Asturias”.

Një dekadë më parë çmimin “Princi i Asturias” për letërsi e mori shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme