Kulturë

Dyshja shqiptare në violinë e piano lidh tri epoka

Descriptive Text

Prishtinë, 24 prill – “La Primavera” e Beethovenit ka qenë vepra që e ka hapur dhe ka paracaktuar atmosferën e koncertit të violinistes Suela Piciri dhe pianistit Klevis Gjergji, të hënën mbrëma, në mbrëmjen e 11-të koncertale të “Chopin Piano Festit”, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare.

Ndonëse të dy veshur në të zeza, skenës i kanë sjellë shkëlqim. Sonata e pestë e operës 24 të Beethovenit qe publikuar më 1801 dhe ka qenë një dedikim për Cound Moritz von Fries, fisniku vjenez përkrahës i madh i artit. Nga klasikja ata kaluan në romantizëm me veprën “Sonata nr. 2 në D-dur”, në katër kohë të kompozitorit gjerman Johannes Brahms. Ndonëse këto dy vepra janë sonata për violinë, dyshja i ka sjellë në kombinim me piano. Vepra e fundit e programit qe “Sonata për violinë e pianoforte” në tri kohë e kompozitorit francez të epokës së impresionizmit Claude Debussy. Për të përfunduar mbrëmjen me tinguj shqip kanë luajtur “Sonata” të kompozitorit shkodran Pjetër Gaci.

Pas koncertit violinistja Suela Piciri ka thënë se prej kohësh ka pasur dëshirë të vijë në Prishtinë për të performuar, dhe për publikun kosovar ka luajtur veprat që i ka shumë për zemër. Ka thënë se “Chopin Piano Fest” i sivjetmë ka pasur artistë të nivelit të lartë dhe nismën për festivalin e ka cilësuar si të guximshme.

Pianisti shkodran Klevis Gjergji ka thënë se ka dalë shumë i kënaqur nga performanca falë publikut që është i ngrohtë dhe mikpritës.

Fituesit do të shpallen të premten në “Skena Juvenis”.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")