Kritika të shumta për shpërndarjen e subvencioneve për OJQ-të kulturore në Prizren

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 22 April 2019 20:30

Më shumë se 100 organizata joqeveritare kulturore dhe klube sportive janë përfituese të subvencioneve nga Komuna e Prizrenit.

180 mijë euro ka qenë shuma e planifikuar të ndahet për këto organizata që merren me aktivitete kulturore, raporton KTV.

Por, jo të gjithë janë ndarë të kënaqur me këtë proces.

Rrjeti i organizatave kulturore në Prizren ka akuzuar komunën për mostransparencë për dhënien e subvencioneve.

Ata, gjithashtu, kanë bërë ankesë për këtë në Komunë të Prizrenit.

Të gjitha këto akuza, i mohon drejtori i Kulturës, madje thotë se Komisioni përzgjedhës ka pasur shumë presion gjatë përzgjedhjes.

Por, në uebfaqe të Komunës së Prizrenit nuk janë publikuar dhe nuk dihet kush ka fituar subvencione komunale dhe për çfarë aktivitetesh kulturore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme