Komuna e Prizrenit kritikohet për jotransparencë me subvencionet për kulturë

Komuna e Prizrenit kritikohet për jotransparencë me subvencionet për kulturë

Fisnik Minci 22 April 2019 11:10

Prizren, 22 prill – Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren, të dielën, ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën e administrimit të thirrjes për subvencione në kulturë për vitin 2019 nga ana e Komunës së Prizrenit. Ky rrjet ka vlerësuar se Qeveria lokale është treguar jotransparente sa u përket mënyrës së përzgjedhjes dhe rezultateve finale të thirrjes për subvencione për kulturë për këtë vit, pastaj se ka injoruar RrOK-un në proces, sikurse që nuk i ka respektuar as kriteret e thirrjes së vet.

Fiks 52 projekte kanë marrë sivjet përkrahjen e Komunës, e cila nuk i ka treguar shumat. Vitin e kaluar kishin qenë 51 projekte që ishin përkrahur me 70 mijë e 500 euro.

Organizatat anëtare të RrOK-ut praktikën e fundit të Komunës së Prizrenit e kanë cilësuar si kthim në pikën zero, sa u përket rregullimit dhe zhvillimit të sektorit të kulturës, si dhe të transparencës radikale, që, sipas tyre, kanë qenë zotime të shprehura nga Ekzekutivi komunal.

Komuna e Prizrenit të dielën nuk është përgjigjur në lidhje me pretendimet e RrOK-ut.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme