Ana e harruar e gjeniut Charlie Chaplin

Ana e harruar e gjeniut Charlie Chaplin

Ariane Todes 21 April 2019 22:01

Mund të tingëllojë si e dalë mode se një prej argëtuesve më të mëdhenj universalë kishte edhe një anë të panjohur. 

Por Charlie Chaplin përbën përjashtim. Nuk e kemi fjalën për të si komik, aktor ose regjisor, por si kompozitor. Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për “Smile”, “Eternally” dhe “This Is My Song”, por shumëkush mbase nuk e di se Chaplini i kishte shkruar këto tekste për “Modern Times”, “Limelight” dhe “A Countess from Hong-Kong”. Meraklinjtë e mëdhenj të filmave prej “City Lights” e vitit 1931 e tutje, mund të dinë se ai kishte kompozuar edhe për shumë filma të tjerë të tij, dhe si plak ishte autor i muzikës së filmave të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë atij asnjëherë nuk i zihet emri ngoje në mesin e kompozitorëve më të mëdhenj, dhe në anketimin e kryer prej “Radio Times” për tematikat më të shquara të filmave, emri i Chaplinit nuk shihej askund. 

Kjo mund të ndryshojë sivjet. Shumë prej gjërave që po vihen në pah me rastin e 130- vjetorit të lindjes së Chaplinit janë përqendruar në muzikën e tij. Pasioni i tij për muzikën kishte nisur si riosh kur kishte dëgjuar një këngë me harmonikë dhe klarinetë në një pub në Kennington, në jug të Londrës, sikur shkruante në memoarin e tij më 1922, “My Trip Abroad”: “Bukuria e saj ishte si puna e një misteri të ëmbël... vetëm e dija se e doja dhe e kuptova se tingulli më kishte bërë për vete kokë e këmbë”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme