Kulturë

Historia prapa përzgjedhjes së emrave të personazheve

Descriptive Text

Sipas autorit të serialit, Bruce Miller, sezoni i tretë i “Handmaid’s Tale”, të cilin së shpejti do të mundë ta shohim në ekran, do të jetë “shumë më rebelues”. 

“Mendoj se June ka duruar shumë”, thotë ai. “Ka ardhur koha që ajo të shpërthejë”. Sidoqoftë, lexuesit e novelës distopike feministe të autores Margaret Atwood, mbi të cilën bazohet ky serial, fitues i shumë çmimeve “Emmy”, janë të vetëdijshëm se June Osborne, rolin e së cilës e luan aktorja Elisabeth Moss, nuk e ka atë emër në libër, shkruan sot Koha Ditore.

Personazhi i saj, që mundohet të mbijetojë në Republikën e Gileadit, quhet thjesht Offred. Njëra prej arsyeve të shumta se përse veprat bashkëkohore të Atwoodit kanë pasur aq shumë ndikim, është mënyra e saj kreative e përzgjedhjes së emrave. 

“Ky emër është kompozitë e emrit mashkullor ‘Fred’ dhe parashtesës që përcakton ‘përkatësinë’, si për shembull ‘de’ në frëngjishte apo ‘von’ në gjermanishte”, ka shkruar Atwood. “Brenda këtij emri fshihet edhe një mundësi tjetër: ‘offered’ (e ofruar), që përcakton ofrimin fetar të një viktime për ritin e sakrificës”. Ndonëse Atwood nuk ka dashur që Offred të ketë ndonjë emër tjetër, ajo e pranon se lexuesit tani janë mësuar që protagonisten e saj ta njohin si June. 

“Disa e kanë kuptuar se emri i vërtetë i Offredit është June, pasi që prej të gjithë emrave të pëshpëritur në fjetore, ‘June’ është i vetmi emër që nuk përmendet më në serial. Ky nuk ishte mendimi im i parë, por ka kuptim”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)