Kulturë

Express Music sot në KTV

Express Music vjen sonte në Kohavision me më të rejat e fundit nga kultura dhe showbiznesi vendor dhe ai ndërkombëtar.

Post “Bafta Awards”! Ekipi i filmit “Home” mbajti konferencë për shtyp në kinemanë “Abc” në Prishtinë pas kthimit triumfues nga Britania e Madhe, ku u shpall “Filmi më i mirë i shkurtër”. Çfarë u tha në këtë konferencë, ku të pranishëm qenë një pjesë e atyre që krijuan këtë projekt filmik, që Kosovës i solli çmimin më të rëndësishëm në kinematografinë britanike?

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila po gëzon sukses ndërkombëtar në muzikë, siç duket nuk ka të ndalur. Ajo ka publikuar klipin e ri, atë të këngës “Thinking ‘bout you” e cila vjen e përpunuar.

Hollywoodi bëhet gati për ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve prestigjioze “Oscar”.

Vazhdon Java e Modës në Londër.

Këto dhe shumë materiale të tjera do të mund t’i ndiqni sonte në ora 18:00, në Kohavision.