Kulturë

Muzikantët mbjellin pemë me mesazhin për sallë koncertale

Artistët e skenave botërore, si Ardita Statovci e Petrit Çeku, janë bërë bashkë për t’iu përgjigjur sfidës për mbjelljen e pemëve.

Të sfiduar nga politika, pikërisht nga presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj, ata e kanë shfrytëzuar mundësinë që sfidën t’ia kthejnë pushtetarëve, por me një tjetër kartë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me kërkesën për ndërtimin e një salle koncertale. Të shoqëruar nga pianistet Lejla Pula, Besa Luzha, violinisti Blerim Grubi e kompozitori Kreshnik Aliçkaj, ata kanë mbjellë tri pemë krejt afër Fakultetit të Arteve, Degës së Muzikës në një hapësirë të ngushtë, të gjelbëruar.

Pianistja Statovci që të hënën e kësaj jave ka luajtur në Prishtinë në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës, “Chopin Piano Fest”, ka thënë se me mbledhjen e drunjve i janë përgjigjur për t’iu përgjigjur sfidës së presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)