Një monografi pansofike për Krajën

Një monografi pansofike për Krajën

Hajrullah Koliqi 20 April 2019 14:16

Këto ditë më ra në dorë monografia “Kraja” e studiuesit të ri Hajrudin S. Muja, i cili, ndonëse i ri, është autor edhe i nëntë veprave të tjera. Kjo vepër ka 448 faqe, formati A4.

Jo vetëm për nga vëllimi, por, para së gjithash, edhe nga përmbajtja kjo është një monument i mirëfilltë, një vepër pansofike e dinjitoze për Krajën e Shkodrës, të cilën edhe krajl Nikolla, para se ta pushtonte, e quante “Skadarska Krajina”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo monografi shumëdimensionale ka këtë përmbajtje: Hyrje, Kraja në përshkrimet dokumentare, “Profecia” që parashikoi boshatisjen e Krajës, Krajanët e Zarës dhe përralla me turqit; Kronika e Kristo Pekiqit dhe mejtepet në Krajë; Kohët e ndryshimeve të mëdha; Në kujtimet e masakrës së Tivarit; Krajani që këshilloi sulltanin; Liqeni i legjendave; “Qyteti” mbi varreza; Ngjarje dhe monumente; Kujtime të vjetra; Virtyte dhe vese; Këngët dhe (Bibliografia). Të gjitha këto tema emërues të përbashkët kanë Krajën dhe kranjanët, aspekte të ndryshme të tyre, në rrafshin vertikal dhe në atë horizontal.

Në Hyrje të kësaj monografie autori Hajrudin S. Muja, ndër të tjera, shkruan se “edhe e kaluara e Krajës, si pjesë e historive shqiptare, u mbush me mendime të gabuara e të pasakta, shpeshherë qëllimisht të trilluara e të shtrembëruara, të cilat me kohë hynë edhe në mendjet shqiptare dhe duke u përsëritur herë pas here u bënë të ‘vërteta historike’…” Fjala është për sllavizimin e mendësisë shqiptare nga shkolla dhe “shkenca” serbe-jugosllave. Autori në vijim parashtron pyetje-përgjigjen: “Nëse ata (serbo-jugosllavët) qëllimisht na kanë gënjyer, gabuar e propaganduar për interesa të veta, në interes të kujt vazhdojmë të gabojmë ne duke përdorur ne versionet e tyre të historive?”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme