Kulturë

Dëshmi për të burgosurit politikë që duhet të përkthehen

Descriptive Text

Libri i prof. dr. Sabile Keçmezi - Basha, “Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë (1945-1990)” është një studim që i kushtohet sakrificave dhe përpjekjeve të pandalura të shqiptarëve për jetësimin e projektit kombëtar shqiptar, rrënjët e të cilit buronin që nga koha e Lidhjes së Prizrenit (1878), shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndonëse më 1912 ishte krijuar shteti i pavarur shqiptar dhe kështu pjesërisht ishin plotësuar idealet e rilindësve, ngase gjysma e territoreve dhe e popullsisë shqiptare kishin mbetur në suaza të shteteve të zgjeruara ballkanike. Prandaj, si pjesë e programit paraprak, si liria dhe pavarësia, programit të ri kombëtar i ishte shtuar edhe çlirimi nga pushtuesit sllavë. Rrjedhimisht kjo pikë edhe i ishte shtuar programit të Lidhjes së Dytë Prizrenit më 1943, por gjithashtu duhet pranuar se në një frymë të tillë ishte edhe Konferenca e Bujanit (31 dhjetor 1943 - 1,2 janar 1944).

Çlirimi dhe bashkimi i Kosovës me shtetin amë fillimisht ishte pjesë e të dy taborëve kundërshtarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mjerisht lëvizja komuniste në Jugosllavi do të zhvlerësonte vendimet e Konferencës së Bujanit, duke bërë shkeljen e parë të parimeve për të cilat luftonte. Ndonëse kishte fituar komunizmi, serbët kishin vazhduar me realizimin e projekteve nacionaliste të shekullit të XIX, të cilat i kishte përpunuar për kushte të reja, Vasa Çubrilloviqi. Prandaj edhe arsyetimet se problemi kombëtar shqiptar nuk mund të zgjidhej ngase nuk ishte koha ose se nacionalizmi serbo-komunist nuk e lejonte këtë bashkim apo se kjo çështje do të zgjidhej pasi Shqipëria të bëhej Republikë në kuadër të Jugosllavisë, vetëm se i kishin zhgënjyer atdhetarët komunistë shqiptarë, sidomos ata këndej kufirit, do të thotë shqiptarët në Jugosllavi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)