Pianistët elitarë Ardita Statovci e Peter Donohoe ndajnë përvojën e tyre me gjeneratën e re

Pianistët elitarë Ardita Statovci e Peter Donohoe ndajnë përvojën e tyre me gjeneratën e re

Donjeta Mejtani 19 April 2019 14:36

Studentët e pianos në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe nxënës të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” bashkë me muzikantë të tjerë, të enjten, kanë pasur mundësi të mësojnë nga dy pianistë që kanë bërë emër në skenat më të mëdha botërore.

Tri ditë pasi në skenë bashkë me kolegen e saj zvicerane Ariane Hearing ka shpalosur shkathtësisë e saj, pianistja Ardita Statovci ka udhëzuar ata që i kanë hyrë rrugëtimit që të bëhen pianistë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo ka mbajtur një takim në Degën e Artit Muzikor në Fakultetin e Arteve, organizuar nga “Chopin Piano Festi”. Në të njëjtën ditë ka ligjëruar edhe pianisti anglez, Peter Donohoe, njëri prej emrave kryesorë të edicionit të sivjetmë të “Chopin…”, i cili ka mbajtur koncert të mërkurën mbrëma.

Studentët kanë zgjedhur vepra nga kompozitorë të njohur botërorë të muzikës klasike, të cilat i kanë luajtur në prani të Statovcit. Më pas i kanë analizuar së bashku. Statovci, e cila për talentin e saj të jashtëzakonshëm që në moshën 15-vjeçare filloi studimet në Universitetin “Mozarteum” në Salzburg të Austrisë, i ka udhëzuar studentët në masterklasë me qetësim, durim dhe përkushtim.

Pas punëtorisë me Statovcin, të pranishmit janë takuar me Peter Donohoen, pianistin britanik i veçuar për personalitetin karizmatik.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme