Rugova: Prishtina ka fituar kandidaturën për “Manifesta 2022”

Rugova: Prishtina ka fituar kandidaturën për “Manifesta 2022”

18 April 2019 17:35

Yll Rugova, iniciues i kandidaturës së Prishtinës për bienalen evropiane të artit “Manifesta 2022”, ka thënë se kryeqyteti i Kosovës e ka fituar këtë kandidaturë.

Sipas tij, Prishtina akoma s’ka nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, por ka shtuar se kanë marrë konfirmim nga Roterdami që Prishtina është zgjedhur për të qenë nikoqire e edicionit të vitit 2022.

“Është lajm shumë i mirë që po na gëzon të gjithëve që Prishtina po mundet me qenë nikoqire për një ngjarje kaq të madhe. Kemi marrë konfirmimin nga Roterdami që Prishtina është përzgjedhur në grupin e ‘Manifestës’ për të qenë nikoqire e edicionit 2022, kurse formalizimi bëhet në fillim të muajit maj mes komunës dhe ‘Manifestës’ pas së cilës bëhet një komunikatë për media e besoj se pastaj ky lajm do të jetë edhe lajm botëror”, ka thënë ai në Express Intervistën në KTV.

Sipas tij, megjithatë, ekziston rreziku që të shkaktohen probleme nga institucionet dhe të humbet kjo mundësi.

Ai ka bërë të ditur se në shpalljen e kandidaturës Prishtina ka thënë se do të presë 200 mijë vizitorë, ndërsa ish-drejtori i Kulturës në Prishtinë ka shtuar se presin rreth 20 milionë euro të hyra për qytetin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme