“Misteri” rihap dyert e teatrit në Preshevë

“Misteri” rihap dyert e teatrit në Preshevë

16 April 2019 19:30

Teatri i qytetit të Preshevës i ka hapur dyert për publikun pas gjashtë muajve pauzë.

Objekti në të cilin zhvillon aktivitetet ky institucion, ishte mbyllur në nëntorin e vitit të kaluar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, për shkak se nuk posedonte sistemin kundër zjarrit.

Qytetarët e Luginës të hënën mbrëma janë grumbulluar në numër të madh për ta parë komodinë “Misteri”, inskenuar nën regji të Afeida Boriçi- Memetit, transmeton emisioni Express në KTV.

Kjo shfaqje me tekst të shkrimtarit italian Aldo De Benedetti, i cili është i njohur për krijimin e komedive të lehta, ka sjellë në skenë jetën e një çifti që dëshiron të arratiset nga rutina e përditshmërisë.

Vepra e Bendettit u inskenua nga katër aktorët Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli dhe Artan Ibishi.

Komedia “Misteri” ka hapur javën e kulturës në qytetin e Preshevës, ndërkohë teatri i këtij qytetit pritet që t’i realizojë edhe dy shfaqje premierë deri në fund të këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme