Asociacioni ndërkombëtar kritikon vendorët: “Gërmia” duhet të ruhet

Asociacioni ndërkombëtar kritikon vendorët: “Gërmia” duhet të ruhet

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 16 April 2019 10:10

Prishtinë, 16 prill – Çështja nëse duhet të ruhet a jo ish-ndërtesa e “Gërmisë” në qendër të Prishtinës, tashmë nuk u takon vetëm institucioneve vendore. Ka hyrë edhe në agjenda ndërkombëtare. Për ruajtjen e ndërtesës që gjendet në qendër të Prishtinës, ka ngritur zërin edhe njëra prej organizatave më me nam në botë sa i përket trashëgimisë kulturore.

Bëhet fjalë për Këshillin Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete (ICOMOS). I themeluar më 1965 në Varshavë, ICOMOS-i që numëron 10 mijë e 100 anëtarë nga 153 vende të botës, është prej asociacioneve kryesore këshillëdhënëse për UNESCO-n. U ka kërkuar institucioneve vendore e ndërkombëtare në Kosovë që ish-ndërtesa e “Gërmisë” të ruhet.

Megjithëse, objekti ka marrë statusin e monumentit qysh nga tetori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës është duke kërkuar që të bëhet ndonjë zgjidhje që aty të zërë vend salla koncertale, e cila do të financohej në kuadër të fondeve të IPA-s të Bashkimit Evropian me mbi 15 milionë euro. Shkresa e ICOMOS-it, të hënën, ka arritur në adresë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe dy zyrtarëve të tjerë në stafin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme