Kulturë

Udhëtimi magjik dhe enigmatik i “Happy As Lazzaro”

Filmi i bukur dhe misterioz i Alice Rohwacherit, “Happy As Lazzaro” shtegton nëpër diçka jashtëzakonisht mahnitëse, megjithëse nganjëherë duket neveritës. 

Është një enigmë pastorale, dhe një sulm satirik ndaj plaçkës feudale eksploative që mund të jetë e lidhur më shumë me ditët e stome të Italisë, sesa mund të pretendohet përgjithësisht – por edhe një rrëfim riinkarnimi ose udhëtim nëpër kohë, me heroin që duket si një kryqëzim ndërmjet dy figurave biblike: Llazarit dhe Krishtit Fëmijë, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe vetë regjisorja e ka vënë në pah se filmi është frymëzuar prej një shkrimi gazete thotë se e kishte lexuar para disa vitesh. 

Do të doja të shihja si një dokumentar, që u shkon deri në fund atyre gjurmëve specifike. Në shikim të parë, gjithçka këtu duket se ndodh kah fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë, në kohën e klasikes pastorale të Ermanno Olmit, “The Tree of Wooden Clogs” (1978), një film që kishte ndikim të madh, megjithëse ka ndryshime kur vjen puna te narracioni që mund të jetë nxjerrë edhe prej M. Night Shyamalanit ose Philip K. Dickut. 

Dhe skenat finale ma kujtuan “The Gleaners & I” të Agnes Vardas (2000); ku njeriu e kupton se mund të fitohen para edhe prej mbledhjes së barishteve të egra dhe perimeve që ndodhen përgjatë rrugës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)