Maestroja italian me interpretim virtuoz hap “Chopin Piano Festin”

Maestroja italian me interpretim virtuoz hap “Chopin Piano Festin”

Fjolla Hajrizaj 10 April 2019 12:00

Gjithçka ka nisur me një dokumentar që tregon përpjekjen njëdekadëshe deri në arritjen e edicionit të dhjetë të “Chopin Piano Festit”. Në hyrje, shoqata “Autizmi” në tavolinë ka vendosur gjësende të ndryshme, si për ta shënuar edhe dy prillin, Ditën Botërore të Autizimit. Në skenë një lule është dekoruar me vezë të ngjyrosura si simbolikë e Pashkëve, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë atmosferë është pritur maestroja italian i pianos Giovanni Bellucci derisa është ngjitur në skenën e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare. Bellucci vjet e kishte përmbyllur edicionin e “Chopin Piano Fest” në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës. Në mesin e shumë duartrokitjeve të publikut ai nisi një udhëtim 60-minutash drejt një universi të panjohur tingujsh.

Në krejt pjesën e parë të mbrëmjes ai ka luajtur transkripcionin për piano që Franz Liszti ia kishte bërë veprës “Grande Symphonie Fantastique - Episode de la Vie d’un artiste” të kompozitorit francez të romantizmit Hector Berlioz. Duart e Belluccit në lëvizje të shpejta e shprehja e fytyrës së tij kanë krijuar bindjen se ka një jetë që ia ka kushtuar pianos. Pa partitura përpara, nganjëherë ka nxjerrë nga xhepi një faculetë, por interpretimin s’e ka ndalur për asnjë çast. Vepra “Grande Symphonie Fantastique- Episode de la Vie d’un artiste” është shkruar nga kompozitori Berlioz në vitin 1830 dhe është një vepër e rëndësishme e periudhës së romantizmit të hershëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme