Kulturë

Grupi nga SHBA-ja sot interpreton në Gjakovë

Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” janë duke vizituar Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit.

Programi i këtij grupi nga Oklahoma prej 3 deri me 8 prill përfshin koncerte publike dhe punëtori për nxënës në tërë Kosovën.

Ata sot do të interpretojnë në shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë, ku Asmbasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, do të mbajë fjalim para koncertit, dhe Kafu & Gipsy Groove do t’i paraprijnë interpretimit të grupit amerikan.

Ky grup ka interpretuar edhe në hollin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë./KsP