Kulturë

Agnes Varda, regjisorja si mike rigoroze

Descriptive Text

Na është bërë zakon që në fillimin e secilit shkrim për Agnes Varden ta theksojmë statusin e saj si regjisorja e vetme e lidhur me grupin e regjisorëve francezë të “Nouvelle Vague”. 

Këtë e bëra edhe unë në atë që shpresoj të jetë hera e fundit. Jo për shkak se është gabim që Varda, e cila vdiq në moshën 90-vjeçare të premten e 29 marsit, të vihet krahas regjisorëve si Francois Truffaut dhe Jean-Luc Godard, por për shkak se ky zakon pasqyron një perspektivë të shtrembëruar të historisë së filmit, perspektivë që lë në hije veçantinë e karrierës së Vardës dhe vendin e saj në histori, shkruan sot Koha Ditore.

Jemi mësuar – dhe me “ne” e kam fjalën për adhuruesit e zakonshëm të filmit, burra dhe gra, ashtu si edhe kritikë, studiues dhe përpilues listash – që të kaluarën e filmit ta perceptojmë si histori burrash, si valë të njëpasnjëshme testosteroni. 

Gratë që kanë lënë shenjë prapa kamerave kemi tendencë t’i perceptojmë si anomali, raste të veçanta, e jo figura qendrore. Derisa ato trajtohen me përjashtim, narracionet që i trajtojnë në mënyrë të plotë rrëfimet e tyre ende nuk janë shkruar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)