Kulturë

Hideki Murakami, shikuesi besnik i baletit të Kosovës

Descriptive Text

Nga qyteti i lindjes, atë e ndajnë 8 mijë e 911 kilometra në vijë ajrore. Por, inxhinieri i IT-së, Hideki Murakami, Prishtinën e ka shtëpi të dytë.

Teatri Kombëtar i Kosovës është vendi i preferuar i tij. Murakami është shikuesi më besnik i shfaqjeve të Baletit të Kosovës, raporton “Express” i KTV-së.

I ka parë të gjitha shfaqjet e kësaj trupe, përfshirë edhe reprizat.

E njeh mirë skenën kulturore të kryeqytetit dhe thotë se është i fascinuar me audiencat e reja në moshë.

Ai është shikuesi më besnik i Baletit Kombëtar të Kosovës dhe të gjitha shfaqjet e kësaj trupe i ka parë më shumë se një herë.

Hideki Murakami ndan përshtypjet për disa nga shfaqjet e preferuara të baletit. Balerinët kosovarë i ka përcjellë edhe në qytete të tjera.

Përveç shfaqjeve të Baletit, Hideki nuk mungon as në ngjarjet e muzikës klasike.

Gjuha universale e artit, nganjëherë nuk i bën punë për t’i kuptuar shfaqjet me motive shqiptare.

Hideki Murakami ka lindur në qytetin japonez Yamaguchi. Prej vitit 2012, jeton në Prishtinë.