Kulturë

Artisti i portave të së ardhmes

Veprat e tij zënë vend nga Pekini deri në Paris. Jean-Pierre Romy nuk ndalet. Ka kohë që ka marrë epitetin artist i paqes. Është autodidakt dhe njihet si artist që nëpërmjet projekteve të tij hap vendkalime të reja.

Veprat e Romyt mund të shihen edhe si ura që ndërlidhin vizitorët me të ardhmen, shkruan sot “Koha Ditore”. “Vendkalimet tashmë janë koncepti im”, thotë ai. Bazuar në këtë vijë krijuese, Romy ka hapur edhe ekspozitën në Prishtinë.

Skulpturat dhe pikturat e tij që janë ekspozuar në Galerinë e Ministrisë së Kulturës janë realizuar në Pejë. “Passages” e ka titulluar ekspozitën, dhe sipas artistit në veprat që e përbëjnë vërehet një fillim, por nuk shihet kurrfarë fundi.

Thotë se është një pikë ku nis diçka, por të ardhmes nuk i dihet. E të vrojtuarit e së ardhmes është ngacmimi që bartin realizimet e Romyt.

Monumenti për Kinën

I lindur në Egjipt, Jean-Pierre Romy (66) midis veprave të tij në Prishtinë tregon se deri në moshën 6-vjeçare ka jetuar në vendlindje.

Asokohe i ishte vrarë i ati dhe familja e tij ia kishte mësyrë Spanjës. E pas 9 vjetësh ishin zhvendosur në Zvicër. Tash e konsideron veten tamam zviceran... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.