Kulturë

Shkrimtari kinez Liu Cixin: Veprat fantastiko-shkencore i bëjnë njerëzit më mendjehapur

Descriptive Text

Liu Cixin, një ndër shkrimtarët më të njohur kinezë të letërsisë fantastiko-shkencore dhe producent ekzekutiv i filmit “Toka endacake” (“The Wandering Earth”), thotë se filmi, i cili u shfaq gjatë Festës së Pranverës të këtij viti në Kinë, ka arritur “sukses të madh” në kinematë vendore, duke shënuar “një fillim të mirë për filmat fantastiko-shkencorë kinezë”.

Bazuar në romanin e Liu Cixin-it me të njëjtin emër, “Toka endacake” tregon historinë e një projekti epik për të lëvizur Tokën dhe 3.5 miliardë banorët e saj në një yllësi të largët, për shkak se dielli po vdes.

Filmi ka krijuar entuziazëm për fantashkencën në mbarë Kinën me pamjet e mrekullueshme dhe imagjinatën e fortë.

Ai ka fituar më shumë se 659 milionë dollarë në Kinë, duke zënë vendin e dytë në historinë e të ardhurave nga biletat në kinematë e Kinës, sipas “Maoyan”-it, platformë e blerjes së biletave të kinemave në internet.

Dhe Liu Cixin ka një roman më të njohur që ka ftuar çmime ndërkombëtare, “Problemi tretrupësh” (“The Three-Body Problem”).

Kjo sagë trepjesëshe, shumë më e madhe në përmasa sesa “Toka endacake”, përshkruan përplasjet shekullore midis njerëzve dhe qenieve nga planete të tjera.

Gjatë një interviste të fundit në Dubai për agjencinë e lajmeve “Xinhua”, Liu Cixin-i tha se romanet fantastiko-shkencore “i hapin mendjet tona për çdo gjë që mund të shohim në të ardhmen.”

Liu shkoi në Dubai për të marrë pjesë në takimin me lexuesit në Festivalin e Letërsisë së Kompanisë Ajrore të Emirateve gjatë së cilës salla u mbush plot me njerëz.

Liu tha se romanet fantastiko-shkencore i bëjnë lexuesit, sidomos të rinjtë, të interesuar për shkencë, zgjerojnë horizontin e tyre, si dhe promovojnë imagjinatën dhe krijueshmërinë e tyre.

Lexuesit e rinj duhet të lexojnë letërsi të llojeve të ndryshme, me qëllim që të gjejnë me të vërtetë atë për të cilën janë të interesuar, shtoi ai.

{gallery}

Liu vuri në dukje se ai ka lexuar shumë vepra të Leon Tolstoit dhe të Artur Klarkut. “Leximi i të gjithë këtyre librave më kanë bërë ai që jam sot”, u shpreh ai.

Për të pasur ndikim dhe njohje ndërkombëtare në botë, veprat fantastiko-shkencore duhet të përfshijë histori të mira, duke shprehur pjesën e pazëvendësueshme të fantashkencës për t'u dhënë lexuesve të huaj përvojë të re, tha Liu.

Trilogjia fantastiko-shkencore “Problemi tretrupësh” e bëri Liu-n shkrimtarin e parë aziatik që fiton çmimin “Hugo” në vitin 2015. Tani kjo vepër është përkthyer në pothuajse 20 gjuhë të ndryshme.

Duke folur për filmin e fundit fantastiko-shkencor kinez “Toka endacake”, i bazuar në romanin e vet me të njëjtin emër, Liu Cixin-i mendon se ky sukses është kryesisht rezultat i punës së zellshme të ekipit të filmit.

Sipas mendimit të tij, filmi ka pasur një sukses të papritur, por ende ka një hendek të madh me filmat fantastiko-shkencorë të ShBA-së në aspektet e teknologjisë dhe të cilësisë.

“Si filmi i parë fantastiko-shkencor kinez, duhet të them se ky film është shumë emocionues dhe inkurajues. Pashë shumë përparim në efektet speciale, idetë shkencore dhe rrëfimin e një historie me ndjenjat dhe vlerat kineze”, tha Liu.

Ai vuri në dukje se megjithëse “Toka endacake” ka pasur sukses, është e pamundur që filmat fantastiko-shkencorë kinezë ta kopjojnë atë me investime të mëdha. Ai pret që filmat fantastiko-shkencorë kinezë të jenë më të larmishëm në të ardhmen. “Por tani na mungon një industri e plotë e filmave fantastiko-shkencorë ... Kemi edhe mungesë të ekspertëve të efekteve speciale dhe të skenaristëve në fushën e fantashkencës”, shtoi ai.

Liu Cixin-i mendon se filmat fantastiko-shkencorë do të kenë një të ardhme të ndritur sidomos në Kinë, ku filma të tillë ka gjasa të lulëzojnë.

Sidoqoftë, ai mendon se e ardhmja e veprave fantastiko-shkencore është e zymtë. Ai thotë se arsyet mund të jenë të komplikuara. Realiteti është se numri i lexuesve dhe shkrimtarëve po zvogëlohet dhe mungojnë edhe librat e fantashkencës me ndikim të gjerë.

“Letërsia fantastiko-shkencorë thjesht shfaq të gjitha llojet e mundësive në të ardhmen. Por cila mundësi do të realizohet, nuk mund të parashikohet nga shkrimtarët e kësaj letërsie”, tha shkrimtari kinez.