Kulturë

Italia ia kthen Kinës 800 artefakte të lashta

Pothuajse 800 vazo dhe skulptura të lashta nga Italia po kthehen në shtëpi të vet. Italia këto i cilësoi me 'origjinë të paligjshme', prandaj i kthente në vendin e origjinës.

Disa prej objekteve datojnë që nga periudha neolitike, ndërsa disa të tjerë nga dinastia e Ming (907-1664), sipas një deklarate të lëshuar të premten nga Ministria e Trashëgimisë Kulturore dhe Aktiviteteve të Italisë.

Autoritetet duhet ende të shpjegojnë sesi 796 artikujt përfunduan me Itali, ndonëse në deklaratë u konfirmuan se ishin me 'origjinë të paligjshme'.

Hetuesit në Monza zbuluan artikujt pasi u vendosën në shitje në Roncadelle. Ndërsa më vonë autoritetet kineze konfirmuan prejardhjen e tyre.

Nëntorin e kaluar një gjykatë në Milano urdhëroi që sendet të ktheheshin në vendin e tyre. Megjithëse njoftimi i qeverisë ishte lënë për të përkuar me vizitën e Presidentit Xi Jinping në Romë.

Veprimi erdhi pasi dy vendet nënshkruan një marrëveshje simbolike për të punuar së bashku në luftën kundër trafikut të paligjshëm të artit.

Ministri i Kulturës i Italisë, Alberto Bonisoli, tha se marrëveshja shënoi një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

{gallery}