Promovohet libri “Mbrojtësi” i Valbona Mehmetit për Bajram Kelmendin

Promovohet libri “Mbrojtësi” i Valbona Mehmetit për Bajram Kelmendin

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 25 March 2019 16:51

“Mbrojtësi” mban titullin libri biografi që shpërfaq jetën dhe veprimtarinë e avokatit Bajram Kelmendi.

Libri me autore Valbona Mehmetin, njëherësh zv.kryeredaktore e Kohës Ditore, është promovuar të hënën në Prishtinë, pikërisht në ditën kur edhe shënohet 20-vjetori i vrasjes së Kelmendit së bashku me dy djemtë e tij.

Në promovimin e librit, Kelmendi është cilësuar si një avokat zor i përsëritshëm e një atdhetar i madh.

Përvojat me të i kanë shpalosur mësuesi i tij Shefqet Kelmendi, e bija e Bajram Kelmendit, Kosovarja, autorja e librit, Valbona Mehmeti dhe redaktorja e librit, Flaka Surroi.

“Bajram Kelmendi ka qenë një vigan i vërtetë. Të tillë do ta mbajmë mend ne që kemi pasur fatin ta njihnim dhe të punonim me të”, ka thënë Surroi gjatë promovimit të librit të botuar nga Botimet KOHA.

Më gjerësisht mund të lexoni nesër në Koha Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme