Kulturë

Instituti i parë shkencor në Kosovë u themelua në vitin 1943

Profesori universitar, Ibrahim Berisha, që tash një kohë është duke punuar në arkiva të ndryshme në punën e tij shkencore, ka ndarë në profilin e tij në Facebook, informatën për institucionin e parë shqiptar hulumtues-shkencor në Kosovë.

Ai ka gjetur se Instituti i parë shkencor në Kosovë u formua në janar të vitit 1943, në Prizren, nga një grup profesorësh të njohur, të cilët ishin të arsimuar në universitetet europiane.

“Në krye me prof. Selman Rizën dhe prof. Tahir Zajmin, u themelua Qendra e Vogël për Studime Kosovare në Prizren që kishte në fokus hulumtime dhe studime në fushat e shkencave humane, gjuhësore dhe nga tradita, si dhe specializimin e kuadrove të arsimit”, ka shkruar Berisha.